Kreditë rëndojnë familjet, dobësohet aftësia paguese, rritet pesha e huave mbi buxhetet familjare

Kreditë rëndojnë familjet, dobësohet aftësia paguese, rritet pesha e huave mbi buxhetet familjare

Rritja e lehtë e familjeve që marrin kredi nuk po shoqërohet me një përmirësim të gjendjes së tyre financiare. Përkundrazi, të dhënat më të fundit tregojnë një situatë më të brishtë, qytetarët e kanë gjithnjë e më të vështirë të shlyejnë detyrimet mujore. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë të prezantuar në raportin e stabilitetit financiar, rreth 17% e familjeve kanë aktualisht një kredi për të paguar. Ndërsa kjo peshë është rritur lehtë, aftësia paguese ka pësuar dobësim. Një sinjal i qartë presioni vjen nga fakti se gjithnjë e më shumë familje po kalojnë pragun kritik të shpenzimeve. “Pesha e familjeve për të cilat pagesa e huasë tejkalon 30% të të ardhurave ka shënuar rritje dhe kjo ecuri sugjeron për një rritje të ngarkesës së...