Zbardhen detajet/ I dyshuar për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari

Zbardhen detajet/ I dyshuar për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari

Arrestohet në spital për çështjen “Eko-Toxic” një nga të dyshuarit për skandalin e mbetjeve toksike. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Petrit Qosja, 55 vjeç, banues në Elbasan. Masa ishte caktuar nga Gjykata e Durrësit tre muaj më parë, në kuadër të operacionit “Eko-Toxic”, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, e kryer në bashkëpunim. Sipas policisë së Durrësit, ekzekutimi i vendimit u krye në ambientet e Spitalit të Elbasanit, për shkak të gjendjes shëndetësore të të arrestuarit. Ky arrestim lidhet me një hetim të gjerë të Prokurorisë së Durrësit, e cila në fund të muajit janar lëshoi 33 urdhër-arreste në lidhje me skandalin e 2800 ton mbetjeve toksike të kompanisë “Kurum”, të cilat dyshohet...