Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me ‘etiketë’ indeksimi
Muajin e kaluar, një nga operatorët celularë njoftoi përdoruesit për rritjen e çmimeve të shërbimeve celulare, nëpërmjet indeksimit me ndryshimin mesatar vjetor të çmimeve të konsumit, duke nisur nga data 1 maj 2026. Rritja e çmimeve do të jetë deri në masën 2.2%, sipas normës së inflacionit mesatar vjetor të publikuar nga INSTAT për vitin 2025. Praktika e indeksimit të tarifave me inflacionin e ka origjinën në vitin 2024, kur dy operatorët më të mëdhenj të komunikimeve elektronike në vend, Vodafone Albania dhe One Albania, patën njoftuar ndryshime në termat dhe kushtet e përgjithshme për shërbimet e rrjetit celular dhe rrjetit fiks të kategorive Konsumator dhe Biznes, duke vendosur një klauzolë të veçantë, ku rezervonin të drejtën për të indeksuar çmimet e shërbimeve të tyre...
Burimi:
syri.net