Ndërpriten për të dytën herë zgjedhjet e PD-së në Korçë, pretendohet se listat e votuesve janë grisur, tensioneve mes votuesve dhe komisionerëve

Ndërpriten për të dytën herë zgjedhjet e PD-së në Korçë, pretendohet se listat e votuesve janë grisur, tensioneve mes votuesve dhe komisionerëve

Zgjedhjet për kreun e degës së PD në Korçë janë ndërprerë sërish. Korrespondentja e Top Channel në Korçë, Dhorjela Çule, se procesi i votimit është ndërprerë sërish për shkak të listave të votuesve pasi disa prej votuesve nuk gjejnë dot emrat. Ndërkohë ka edhe pretendime që listat e votuesve janë grisur. Kujtojmë se lajmin e rinisjes së votimit e konfirmoi më herët vetë drejtuesi i politik i PD-së në qarkun Korçë, Ivi Kaso dhe nga ai moment procesi vijoi pa probleme. Shkak i ndërprerjes së procesit vetëm pak minuta pas nisjes u bënë po ashtu debatet për listat e votuesve. Për kreun e degës së PD në Korçë garojnë 2 kandidatë, Irvin Bode dhe Harito Zoto. Top Channel