Loris Karius, ylli i Schalke 04, kthehet në Bundesligë, në pritjë të fëmijës së dytë dhe merr dedikimin nga Diletta
Tre vjet duken një kohë shumë, shumë e gjatë. Schalke 04 u kthye në Bundesligë. Skuadra kishte rënë në Divizionin e dytë në sezonin 2022-23 pasi u rendit në vendin e 17 dhe tani pas 3 sezonesh kthehet në elitën e futbollit gjerman. Mes heronjve të kësaj skuadre është edhe portieri Loris Karius, bashkëshorti i gazetares së njohur sportive italiane, Diletta Leotta. I kritikuar shumë ashpër për disa gafa të tij në të kaluarën(sidomos ato në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2018), tani Karius është një pikë referimi për ekipin. Duke parë vlerësimin sezonal të revistës ‘Kicker’, është pikërisht portieri futbollisti më i mirë i skuadrës, një ndër lojtarët më të mirë të gjithë kampionatit dhe kështu tani që është rreth 33 vjeç e...
Burimi:
top-channel.tv