“E faktuar që Berisha është i lidhur me krimin e organizuar”, Salianji i përgjigjet kreut të PD me dokumentin e gjykatës britanike: E kanë refuzuar edhe ndërkombëtarët

“E faktuar që Berisha është i lidhur me krimin e organizuar”, Salianji i përgjigjet kreut të PD me dokumentin e gjykatës britanike: E kanë refuzuar edhe ndërkombëtarët

Nuk ka vonuar përgjigjja e Ervin Salianjit pas deklaratave dhe sulmeve të bëra sot në Dibër nga Sali Berisha. Ndërsa Berisha tha se Salianji s’merr dot pjesë në garën për kreun e PD sepse nuk është pjesë e PD, ish-deputeti shprehet se arsyeja e vërtetë është se ai ka frikë nga gara pasi e di se demokratët e kanë braktisur. Salianji thotë se “Sali ‘brava’, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike”, duke iu përgjigjur akuzave të bëra prej tij se kohën kur ishte në burg, drekonte me të dënuar që Berisha i sulmonte pasi ishin “në krahun e...