Jo vetëm përbërja e komisioneve, Kuvendi del jashtë rendit të ditës, ja projektmarrëveshja që do të shqyrtohet…
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të hënë në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar, ndërsa përveç pikës së vetme të rendit të ditës, pritet të shqyrtohet dhe të votohet edhe një projektmarrëveshje e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes. Seanca plenare do të nisë në orën 10:00, ku deputetët do të shqyrtojnë pikën e vetme të rendit të ditës, që lidhet me përbërjen e komisioneve parlamentare. Megjithatë, zhvillimet nuk pritet të mbyllen me kaq. Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, më pas komisionet parlamentare do të shqyrtojnë një projektmarrëveshje mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes. Nëse projektmarrëveshja merr miratimin e komisioneve, rreth mesditës pritet të nisë pjesa e dytë e seancës plenare, ku dokumenti do t’i nënshtrohet votimit...
Burimi:
sot.com.al