Nga akuzat për oligarkët, tek falja dhe marrja e tokës së pronarëve, Rama sqaron Paketën e Maleve: Po përpiqemi…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me “Paketën e Maleve”, duke hedhur poshtë kategorikisht akuzat dhe kritikat se ky projektligj është hartuar për të favorizuar investitorët e mëdhenj, të huajt apo të ashtuquajturit oligarkë. Përmes një sqarimi të detajuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se këto teza nuk qëndrojnë aspak juridikisht, pasi kriteri bazë e më i rëndësishëm i ligjit është posedimi faktik e i vazhdueshëm i tokës për të paktën 10 vjet — një kusht që investitorët e huaj apo kapitali i madh nuk e plotësojnë dot. Sipas Ramës, subjekti real i këtij ligji janë familjet vendase në zona si Thethi, Vermoshi, Zagoria, Lunxhëria apo Mokra, të cilat prej dekadash punojnë e jetojnë në toka, stane, kulla e pemëtore të trashëguara,...
Burimi:
sot.com.al