“Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë!” Qytetarët ‘armatosen’ me domate e speca para Parlamentit

“Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë!” Qytetarët ‘armatosen’ me domate e speca para Parlamentit

Qytetarët e mbledhur para Parlamentit kanë vijuar protestën me thirrje kundër qeverisë. Gjatë tubimit janë dëgjuar sloganet “Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”, si edhe “Poshtë qeveria”, ndërsa protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën politike në vend. Kësaj rradhe, protestuesit kanë marrë me vete edhe domate e speca përveç vezëve. Vëmendje tërhoqi një pankartë me mbishkrimin “Pula në burg, është fabrikë e armëve”, një ironi që lidhet me ngjarjet e protestës së të enjtes, kur deputetët dhe ministrat u goditën me vezë gjatë hyrjes në Parlament. Ndërkohë policia ka bllokuar rrugën përpara Parlamentit dhe ka vendosur një perimetër më të gjerë sigurie se në protestat e mëparshme, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve në zonë.