Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren
Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit në protestën e 58-të radhazi, e cila përkon me zhvillimin e seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar. “Qytetarët kanë bërë thirrje në kor “Parlament analfabetë”, “Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren” dhe “Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve”. Protestuesit nuk do të qëndrojnë vetëm përpara Parlamentit, por do të ndahen në disa pika strategjike të kryeqytetit. Ata pritet të pozicionohen pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe në Rrugën e Elbasanit, në pritje të mbërritjes së ministrave dhe deputetëve. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie. Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare...
Burimi:
gijotina.com