Krimi që tronditi Roskovecin, flet për herë të parë ish-partnerja e Refit Buzit, misteri i 830 mijë paundëve
Ngjarja tragjike që tronditi Roskovecin tre ditë më parë vijon të mbetet në qendër të hetimeve, ndërsa grupi hetimor pritet të marrë sërish në pyetje 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi, pasi ky i fundit vrau babanë e saj dhe plagosi rëndë nënën, e cila ndërroi jetë disa orë më vonë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dëshmia e parë e të resë nuk ka ndihmuar në sqarimin e motiveve që dyshohet se çuan 35-vjeçarin të kryente krimin e rëndë dhe më pas të vetëvritej, pas rreth 10 orësh negociata me Policinë dhe forcat RENEA për t’u dorëzuar. Sipas të njëjtave burime, Rozalinda Plaka, menjëherë pasi u la e lirë nga autori, ka...
Burimi:
sot.com.al