Inter, festa e titullit  gjithnjë e më pranë; ja kur mund të jetë dita e madhe

Inter, festa e titullit gjithnjë e më pranë; ja kur mund të jetë dita e madhe

uksesi i Interit ndaj Cagliarit i afroi ndjeshëm zikaltrit me titullin e Serie A. Tani skuadrës së drejtuar nga Chivu i duhen 7 pikë për të festuar titullin e 21, por festa mund të vijë më herët. Klasifikimi në këtë moment, pas dy ndeshjeve të para të javës së 33, është Inter 78 pikë, Napoli 66 pikë dhe Milan 63 pikë. Pra Inter është 12 pikë para vendit të dytë Festa në javën e 34(26 prill) Interi mund të festojë në rast suksesi ndaj Torinos dhe nëse Napoli nuk fiton ndaj Lazios dhe as ndaj Cremoneses. Me dy barazime të skuadrës së Contes, Inter do të bëhej i paarritshëm. Por kujdes edhe nga Milani, për Interin duhet që edhe Milani të mos i fitojë ndeshjet...