120 të arrestuar/ Irani shkatërron celulat e spiunazhit të lidhura me SHBA-në, Izraelin dhe Mbretërinë e Bashkuar
Garda Revolucionare Islamike e Iranit njoftoi se ka zbuluar dhe çmontuar disa celula spiunazhi të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave iraniane, këto rrjete dyshohet se kishin si qëllim kryerjen e aktiviteteve të spiunazhit, krijimin e rrjeteve të brendshme dhe nxitjen e trazirave në vend. Operacionet janë zhvilluar në disa provinca, përfshirë Azerbajxhanin Lindor, Kerman dhe Mazandaran. Ndërkohë IRGC deklaroi se ka arrestuar mbi 120 persona në të gjithë vendin, të cilët akuzohen se ishin të lidhur me këto vende dhe po përgatisnin terrenin për një “sulm të armikut”. Sipas raportimeve, 7 persona u arrestuan në provincën e Azerbajxhanit Lindor, të dyshuar për dërgimin e koordinatave të zonave sensitive. Ndërkohë, 69 persona u ndaluan në Mazandaran, ndërsa...
Burimi:
javanews.al