“Më kërcënohet jeta”, Durim Bami transferohet nga ‘313’-a në burgun e Fushë Krujës

“Më kërcënohet jeta”, Durim Bami transferohet nga ‘313’-a në burgun e Fushë Krujës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e Durim Bamit për t’u transferuar nga 313 në burgun e Fushë Krujës. Kërkesa është bërë disa javë më parë, por tani është pranuar nga drejtori i ri, Adriatik Kupi, pas refuzimit nga drejtori i mëparshëm, Klevis Qose. Bami e kërkoi zhvendosjen një ditë pas ekstradimit të tij nga Dubai, me pretendimin se burgu 313 në Tiranë, në IEVP 302 në rrugën “Mine Peza”, si edhe në burgjet e Peqinit dhe Reçit në Shkodër, ndodhen persona që paraqesin rrezik për jetën e tij. Sipas kërkesës, burgu i Fushë-Krujës konsiderohej si alternativa më e përshtatshme. Gjithashtu, avokati i tij Ilir Murati ngriti pretendime se gjendja shëndetësore e Bamit nuk ishte e mirë, qëndronte në kushte jo të përshtatshme...