‘Kohët e bukura do të kthehen’/Jude Bellingham iu bën premtimin tifozëve të Realit të Madridit

‘Kohët e bukura do të kthehen’/Jude Bellingham iu bën premtimin tifozëve të Realit të Madridit

Reali i Madridit duket i destinuar të mbyllë një tjetër sezon pa trofe. Në dy sezonet e fundit skuadra e Los Blancos ka mundur të fitojë vetëm Superkupën Evropiane dhe Kupën Interkontinentale, shumë pak për klubin me president Florentino Perez. Në muajt e verës, klubi madrilen do të bëjë ndryshime për t’i dhënë fund kësaj situate me rezultate larg pritshmërive dhe mungesë titujsh. Një prej futbollistëve që janë në vorbullën e kritikave është Jude Bellingham. Pas një sezoni të parë të shkëlqyer me Realin e Madridit duke qenë një prej elementëve kyç të skuadrës në fitoren e titullit të 15 të Champions League, anglezi prej dy vitesh po luan nën nivelin e tij duke përfunduar në shënjestrën e tifozëve, të cilët presin shumë më shumë...