U gjet pa ndjenja në pishinën e një palestre, ndërron jetë aktorja e njohur në moshën 57-vjeçare

U gjet pa ndjenja në pishinën e një palestre, ndërron jetë aktorja e njohur në moshën 57-vjeçare

Aktorja franceze Nadia Fares ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, pasi nuk arriti të rikuperohej pasi u gjet pa ndjenja në një pishinë në një qendër sportive në Paris. Vajzat e saj, Cylia dhe Shana Chasman, e konfirmuan këtë lajm për Agence France-Presse. Fares ishte në koma pasi u nxor nga pishina pa ndjenja më 11 prill. Sipas prokurorisë, dëshmitarët e panë aktoren në fund të pishinës përpara se të ndërhynin ekipet e shpëtimit. Hetuesit nuk gjetën prova për një akt kriminal. Ajo ka folur më parë për problemet e saj shëndetësore në intervista. Në janar, ajo i tha revistës Gala se në vitin 2007 iu nënshtrua një operacioni në tru për shkak të një aneurizmi dhe tre operacioneve në zemër gjatë një periudhe prej...