Drejt Verona-Milan, Allegri: Fërshëllimat i kanë bërë mirë Leaos. Nuk e di të ardhmen…

Drejt Verona-Milan, Allegri: Fërshëllimat i kanë bërë mirë Leaos. Nuk e di të ardhmen…

Humbja e Comos ndaj Sassuolos e bën akoma më të rëndësishme transfertën e Milanit me Veronën që mund të thellojë diferencën me vendin e pestë në klasifikim dhe që mund të bëjë që kuqezinjtë të hipotekojnë kualifikimin për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Trajneri Massimiliano Allegri e përkufizoi këtë ndeshje si shumë delikate dhe të rëndësishme sepse është e nevojshme që skuadra të kthehet te fitorja, ndoshta me kontributin e Rafael Leaos mbi të cilin vërshuan fërshëllimat në momentin që u zëvendësua në ndeshjen me Udinesen. ‘Me siguri Leaos i shërbyen pak fërshëllimat, kuptoi që në jetë gjërat jo gjithmonë shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme-tha Allegri-do të reagojë; këtë javë është stërvitur mirë si të gjithë.  Jam i bindur se...