Iku Orban, BE i zhbllokon fondet Hungarisë: 16 mld euro pas reformave të qeverisë së re
Bashkimi Europian vendosi të zhbllokojë 16.4 miliardë euro fonde për Hungarinë, pas një serie reformash të rrufeshme të ndërmarra nga qeveria e re e kryeministrit Peter Magyar në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike. Kryetarja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se janë zhbllokuar 10 miliardë euro nga fondi europian i rimëkëmbjes, 4.2 miliardë euro nga fondet e kohezionit dhe se është bërë përparim edhe për 2.2 miliardë euro të tjera që lidhen me liritë akademike. Von der Leyen theksoi se është krijuar një kornizë e fortë për t’u siguruar që Hungaria të zgjidhë çështjet e korrupsionit dhe sundimit të ligjit, probleme për të cilat fondet ishin ngrirë gjatë qeverisjes së mëparshme të Viktor Orbán, sipas...
Burimi:
top-channel.tv