Tre parti shqiptare bashkohen në Mal të Zi, shpallet zyrtarisht Forumi Shqiptar në Tuz

Tre parti shqiptare bashkohen në Mal të Zi, shpallet zyrtarisht Forumi Shqiptar në Tuz

Në sallën e Këshillit Komunal të Tuzit u shpall zyrtarisht këtë të shtunë, 30 maj, bashkimi i tre subjekteve politike shqiptare në një subjekt të vetëm, Forumi Shqiptar, një lëvizje që u prezantua si nisja e një kapitulli të ri politik për shqiptarët në Mal të Zi. Të pranishëm në këtë prezantim ishin zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, së bashku me aleatët e tij politikë, të cilët prezantuan projektin e ri politik dhe objektivat e këtij bashkimi. Përfaqësuesit e Forumit Shqiptar e cilësuan këtë si një marrëveshje historike, duke theksuar se ua kishin borxh brezave të ardhshëm këtë bashkim politik. Sipas tyre, bashkëpunimi i deritanishëm në formën e koalicionit ka funksionuar shkëlqyeshëm, duke sjellë forcim të përfaqësimit shqiptar si në qeverinë e Malit...