“PS ka përgjegjësinë madhore”, Hasimja sulmon qeverinë: Koha për t’i dhënë fund pushtetit të socialistëve

“PS ka përgjegjësinë madhore”, Hasimja sulmon qeverinë: Koha për t’i dhënë fund pushtetit të socialistëve

Politologu Ermal Hasimja mbajti sot fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Hasimja deklaroi para të pranishmëve se detyra kryesore e opozitës, jo vetëm e PD-së, është të bindë qytetarët se jo të gjitha partitë janë njësoj dhe se partia në pushtet ka përgjegjësinë madhore për gjendjen e vendit. Sipas tij, PD nuk është e vetme në opozitë, por me të jane edhe partitë e reja dhe socialsitët e pakënaqur. Hasimja shtoi se PD ka një detyrim madhor, si pjesë e peshës së historisë, që të rrëzojë mazhorancën socialiste, siç u përfshi në ndryshimet e mëdha të ndryshimit të sistemit politik të Shqipërisë. “Kur të afrohet fushata e ardhshme elektorale, secili prej nesh duhet të pyesë veten se pse qytetarët votojnë për një...