“Kjo nuk është garë,por skenar”,Kokalari publikon mesazhet bombë:Ja si po manipulohet vota për Këshillin Kombëtar të PD

“Kjo nuk është garë,por skenar”,Kokalari publikon mesazhet bombë:Ja si po manipulohet vota për Këshillin Kombëtar të PD

Aktivistja demokrate Evi Kokalari ka publikuar disa mesazhe, për të cilat ajo shprehet se tregojnë manipulimin dhe orientimin që po i bëhet votave në Këshillit Kombëtar të PD. Kokalari shprehet se edhe këto votime në PD janë një farsë totale dhe një turp. Postimi i Kokalarit: Ja dhe manipulimi/orientimi i votës nisi edhe sot… listat me numra për t’u votuar… Kryetar jo legjitim, Një farsë totale, ku bëjnë vetëm teatër. Turp për të gjithë ata që u bënë pjesë e saj sot. Realisht, turp. Që të lejoni veten të abuzohet deri në këtë pikë, nuk di çfarë të them, por më latë pa fjalë…