Gjokutaj: Kuvendi nuk është urgjencë, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të kalojnë në rrugë kushtetuese
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në Syri TV në një intervistë me gazetarin Edvin Parruca, komentoi debatet për marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara dhe përplasjen politike mes mazhorancës dhe opozitës për procedurën e miratimit të saj. Gjokutaj akuzoi qeverinë Rama se po përdor një marrëveshje strategjike për qëllime politike, duke pretenduar se ajo është sjellë në Kuvend në një kohë dhe mënyrë që, sipas tij, synon të vendosë opozitën në një pozicion të vështirë përballë opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë. ‘Rama po përdor marrëveshjen me SHBA si kurth politik ndaj opozitës. Kuvendi nuk është urgjencë, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të kalojnë në rrugë kushtetuese’, u shpreh Gjokutaj. Intervista: Gjokutaj: Në këtë çështje që ju përmendët janë dy palë. Është Rama me mazhorancën e tij,...
Burimi:
syri.net