BE ngre alarmin: Zjarret pyjore po afrohen drejt Italisë dhe Greqisë

BE ngre alarmin: Zjarret pyjore po afrohen drejt Italisë dhe Greqisë

 Greqia, Italia dhe Evropa Qendrore do të përballen me rrezik të shtuar nga zjarret në javët e ardhshme, duke kërcënuar me fatkeqësi të mëtejshme, edhe pse zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në Spanjë dhe Francë, deklaroi kreu i qendrës së reagimit ndaj emergjencave të BE-së, Maria Zuber, shkruan Reuters. Zuber theksoi  se ”vala e vazhdueshme e nxehtësisë nënkuptonte se ditët e ardhshme do të ishin shumë të vështira” në Francë, por se edhe vendet e tjera duhet të përgatiten për fatkeqësi të mundshme të afërta”. “Rreziku tjetër, tashmë po zhvendoset në Greqi dhe gjithashtu në Evropën Qendrore,” u tha Zuber gazetarëve. “Greqia për momentin u kursye dhe tani shohim se do të shkojë në Greqi. Italia do të përballet me rrezik në fillim të gushtit dhe...