“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

Para togave të zeza në Gjykatën e Posaçme, ish-presidenti Ilir Meta mohon prerazi akuzat se ka fovorizuar biznesmenin Adrian Shatku për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Communication INC” dhe një kompanie telefonike celulare në Shqipëri. Ilir Meta: Unë jam rrëmbyer më 21 tetor 2024 vetëm në bazë të një letërporosie të falsifikuar nga Departamenti i Shtetit. Nuk ka pasur lidhje me GSIS. Kur iku regjimi i Charles McGonigal nga pushteti. E përmend se është i përfshirë në hetimet ndaj meje dhe kjo provohet nga gjykata amerikane, ku verifikohet takimi i paligjshëm me Edi Ramën, kur ai ka marrë 80 mijë dollarë. Hynte pastaj nga Kosova, ku edhe atje vinte gjoba. Para se të takonte Ramën, ka...