Mesazhet me kryeministrin, Kryemadhi për Ramën: E kam “zemër”, do vijë si dëshmitar në gjyqin tim!

Mesazhet me kryeministrin, Kryemadhi për Ramën: E kam “zemër”, do vijë si dëshmitar në gjyqin tim!

Monika Kryemadhi deklaroi se dosja e saj dhe ish bashkëshortit, Ilir Meta është një histori që nuk ka pasur qëllim zbulimin e të vërtetës, por eliminimin politik. Në përfundim të seancës së sotme, Kryemadhi u ndal për mediat, ku foli edhe për mesazhet që ka shkëmbyer me Edi Ramën, që janë edhe pjesë të dosjes hetimore. Kryemadhi u pyet nëse Ilir Meta u bë xheloz për Edi Ramën, pasi ky i fundit në një moment e ka quajtur atë “zemër”. Ish deputetja tha “shumë veta i thonë zemër”, ndërsa theksoi se Edi Rama do jetë dëshmitar në dosjen e saj. Kryemadhi: Mënyra si është ngritur e gjithë përralla e çështjes Meta-Kryemadhi është një histori që nuk ka pasur si qëllim zbulimin e të vërtetës, as...