Goditi me grusht shefin e sektorit pas transferimit, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë

Goditi me grusht shefin e sektorit pas transferimit, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme kur një punonjës i Policisë Bashkiake ka goditur me grusht shefin e sektorit. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një lëvizje paralele qe i arrestuari nuk ka qenë dakord me tranferimin. Njoftim i Policisë: “U arrestua një 31-vjeçar, punonjës i Policisë Bashkiake, pasi dyshohet se, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht eprorin e tij (shef sektori në Policinë Bashkiake Tiranë)”, njofton policia.