Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim
Ndërsa lexoi në seancën në GJKKO mesazhet me Edi Ramën ku ky i fundit i drejtohej me fjalën “zemër”, Monika Kryemadhi u shpreh moskokëçarëse nëse ky detaj mund ta ketë bërë xheloz Ilir Metën. Madje, ajo tha se “zemra ime” duke iu referuar sërish Ramës, do të vijë dëshmitar në gjyq. -Mendoni se është bërë xheloz ish-bashkëshorti juaj Monika Kryemadhi: Po le të bëhet mi zemër, sa më thonë zemra mua… ça problemi ka? I kam të gjithë zemra. Mesazhet e mia me Edi Ramën… E kam zemër. Zemra ime do të vijë dëshmitar te gjyqi im. Më herët Monika Kryemadhi tha: Ekzistojnë komunikime me Edi Ramën, më shumë se komunikime ndërveprimesh me Ilir Metën, pra janë komunikime që tregojnë ndërveprim mes meje e Kryeministrit....
Burimi:
javanews.al