U dogj së bashku me dy fëmijët e mitur: Del emri i nënës 24-vjeçare, në momentin e zjarrit ishte duke…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Domen në Shkodër, ku një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Viktimat janë identifikuar si Blerina Çobaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Sipas të dhënave paraprake, nëna ka qenë duke gatuar kur banesa ka marrë flakë, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:10 në fshatin Domen. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe efektivët e zjarrfikëses, por fatkeqësisht tre personat kanë ndërruar jetë. Policia bën me dije se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave...
Burimi:
syri.net