Fusnin në kurth qytetarët europianë që kishin humbur paratë në bursa, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe…
Prokuroria e Tiranës, këtë të mërkurë ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre personat Klaudio Sulejmëni, Franko Karemani dhe Eriglen Arapi, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik dhe moskallëzim krimi. Prokuroria bën me dije se pas zbulimit në Selitë të aktivitetit të mashtrimit përmes “call center”, ku brenda zyrës u gjetën të akuzuarit së bashku me persona të tjerë ndërsa kryenin telefonata në poste pune. Në njoftim theksohet se Sulejmëni dhe Karemani, merreshin me rekrutimin e punonjësve. Sipas prokurorisë, dy të akuzuarit iu shpjegonin atyre skemën e punës, e cila bazohej në bindjen e shtetasve të huaj për të rimarrë paratë e humbura nga investime të mëparshme në bursa. Dy organizatorët Klaudio Sulejmëni, Franko Karemani do të akuzohen për mashtrim kompjuterik, ndërsa Eriglen...
Burimi:
sot.com.al