LVV e LDK ende pa marrëveshje – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku për konstituimin e Kuvendit
Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u takuan të martën dhe të mërkurën, pa arritur ndonjë marrëveshje për formimin e institucioneve. Pas takimit të së martës, Kurti tha se “nuk është kollaj” t’i tejkalojnë “të gjitha gjërat” para seancës konstituive të Kuvendit, e cila mbahet sot në orën 10:00. “Kemi folur për rrugën përpara në bashkëpunimin e Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në, dhe meqenëse kemi pasur situata të pothuajse edhe rivalitetit në Kuvend shumë shpesh, nuk është kollaj tash që për këto, s’mund të them as pak ditë, por madje pak orë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, ne t’i tejkalojmë të gjitha gjërat. Megjithatë, po punojmë maksimalisht”, tha ai. Abdixhiku kërkoi “balancë...
Burimi:
syri.net