Zjarri në Mallakastër vijon të shkrumbojë sipërfaqe të madhe me pyje, përparon drejt fshatrave të Patosit
Zjarri që nisi masivin pyjor të fshatit Riban të Mallakastrës, dy ditë më parë vijon të jetë aktivë ndërsa po përparon drejt fshatrave të bashkisë Patos. ·Në pjesën e Panahorit, zjarri vazhdon me intensitet të lartë në drejtim të fshatit Panahor dhe fshatit Çyçen, me tendencë përhapjeje edhe drejt fshatit Cfir. Zjarri mbi fshatin Ngracan vazhdon të jetë me intensitet të ulët, por me drejtim drejt fshatit. ·Zjarri në fshatin Riban vazhdon të jetë aktiv në pjesën e brendshme të pyllit me pisha. Me përmasa dhe intensitet, zjarri vazhdon edhe në drejtim të masivit pyjor të Ndrenies dhe Vloshtit. Shërbimi I emergjencave ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri pasi vatra ka marrë shtrirje të madhe dhe rrezik të shtohet dhe gjatë pasdites. “Për shkak të terrenit,...
Burimi:
syri.net