Etno Fest hap dyert me ekspozitën personale të artistit ARBEN Shala të kuruar nga Nita Qahili
Piktura e Arben Shalës karakterizohet nga një energji e fuqishme e marrëdhënies në mes të ngjyrave, ku tonet e zjarrta dhe format abstrakte zënë vendin kryesor në kompozicionin etij. E figura, natyra dhe ndikime të tjera shpesh ndodhin në mënyrë intuitive dhe të pavetëdijshme. Në krijimtarinë e tij, figura shpesh humbet rëndësinë përballë hapësirave të mëdha të pikturës dhe proceseve intuitive që krijojnë forma të papritura. Për Shalën, piktura është një fushë loje ku ngjyra, ritmi dhe lëvizja e brushës bashkëveprojnë lirshëm, shpesh përtej kontrollit të vetëdijes./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com