Vendim Kapaj, një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës tradicionale shqiptare, vjen në Etno Fest
Nga trashëgimia shqiptare në një produksion të përmasave botërore. Vendim Kapaj, një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës tradicionale shqiptare, vjen në Etno Fest më 3 gusht. Fakti që tingulli i instrumenteve të tij është pjesë e kolonës zanore të filmit “The Odyssey”, nën regjinë e Christopher Nolan, është një sukses i jashtëzakonshëm për artistin dhe për kulturën shqiptare./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com