Soloists of GOB – Okarina Duo & Piano në Etno Fest
Më 3 gusht, në natën e hapjes së Etno Fest, skena e Kukajt mirëpret një udhëtim të veçantë muzikor që bashkon Italinë dhe Kosovën përmes tingullit magjepsës të okarinës. Soloists of GOB – Okarina Duo & Piano sjellin një program që ndërthur traditën me krijimtarinë bashkëkohore, duke interpretuar vepra të Ennio Morricone, Joe Hisaishi, James Horner, melodi tradicionale italiane dhe kompozime origjinale për okarinë. Një koncert që ndërton ura mes kulturave, kujtesës dhe emocioneve, duke zbuluar potencialin e jashtëzakonshëm shprehës të një prej instrumenteve më të vjetra në Evropë. / KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com