Durrës, arti sjell në kujtesë eksodin
Në 35-vjetorin e eksodit shqiptar, drama e mijëra njerëzve që u larguan në kërkim të lirisë dhe një jete më të mirë u rikthye përmes artit në qytetin e Durrësit. Me poezinë, teatrin dhe dokumentimin historik të ndërthurura në një performancë të vetme, “Hartë Memece për të Mbyturit” solli në vëmendje plagën që vijon të mbetet pjesë e historisë sonë. Shkrimtari dhe poeti Arian Leka prezantoi në shëtitoren “Taulantia”, në qytetin e tij të lindjes, performancën teatrore dhe instalative “Hartë Memece për të Mbyturit”. “Për herë të parë vihet në skenë të hapur në këtë qytet. Vepra ka pasur fat ndoshta më shumë se autori se ka pasur shumë përurime të tjera skenike qoftë në Tiranë qoftë në Europë. Por këtu është emocioni i njerëzve....
Burimi:
kultplus.com