Vozinja tregohet i pabesë, anullon përsëri avionin për të firmosur kontratën dhe pret ofertën e një tjetër klubi

Vozinja tregohet i pabesë, anullon përsëri avionin për të firmosur kontratën dhe pret ofertën e një tjetër klubi

Vozinja ishte një nga personazhet që mbushi faqet e para të gazetave gjatë Kupës së Botës 2026. Portieri 40-vjeçar shkëlqeu në Botëror, ku e mbajti portën e paprekur ndaj Spanjës dhe arriti deri në fazën me eleminim direkt. Jeta e tij mori një rrjedhë krejt tjetër që pas ndeshjes me Spanjën. Nga një lojtar i panjohur, shumë shpejt u rrethua nga fama dhe u shndërrua në një nga personazhet më të përfolur të momentit. Sigurisht që merkatoja e verës nuk mund të mos vinte me kërkesa për shërbimet e tij. Colo-Colo prezantoi arritjen e dakortësisë mes palëve dhe bëri gati edhe avionin për të sjellë Vozinjën në Kili. Por për të disatën herë portieri nga Kepi i Gjelbër anulloi fluturimin. Një pabesi e Vozinjës ka...