Etno Fest fillon prej 3 gushtit, do të prezantohet pianistja e njohur Lule Elezi
Më 3 gusht, skena e Etno Fest do të mirëpresë pianisten e njohur kosovare Lule Elezi , një nga interpretueset më të vlerësuara të muzikës klasike shqiptare në skenën ndërkombëtare, bëhet e ditur nga organizatorët e këtij festivali, shkruan KultPlus. “Në mbrëmjen e hapjes së festivalit, publiku do të përjetojë një program të veçantë me vepra nga Ludëig van Beethoven, Frédéric Chopin, Manuel Ponce dhe Çesk Zadeja — një ndërthurje e elegancës së muzikës klasike me atmosferën unike të festivalit.”, thuhet më tutje për paraqiten e pianistes së njohur në këtë festival tashmë tradicional./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com