Emigracioni, Papa: Dinjiteti njerëzor nuk ka pasaportë, nuk e humbet vlerën e tij kur kalon një kufi
Papa Leo gjatë një vizite në Ishujt Kanarie të Spanjës u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të enjten që t’i trajtojnë emigrantët më humanizëm. Ai e quajti apel ndaj ndërgjegjes së politikanëve në Evropë dhe bashkësisë ndërkombëtare, Papa i parë amerikan tha se dinjiteti njerëzor nuk ka pasaportë dhe nuk e humbet vlerën e tij kur kalon një kufi. “Nuk mund të mësohemi të numërojmë të vdekurit”, tha Papa. Papa po viziton arkipelagun pranë bregut perëndimor të Afrikës si pjesë qendrore e një turneu njëjavor në Spanjë, gjatë të cilit do të takohet me rreth 1,000 emigrantë të premten. Ishujt janë një destinacion për migrantët që ndërmarrin një udhëtim vdekjeprurës përmes ujërave të Atlantikut, shpesh në mjete lundrimi të vogla të improvizuara dhe të mbipopulluara. Në...
Burimi:
syri.net