Franca me dorë të “hekurt” për Botëror, të miturit nuk lejohen të dalin mbrëmjeve, kërkohet shmangia e përplasjeve në rrugë
Autoritetet në Tuluzës kanë vendosur një masë të re sigurie për të parandaluar trazirat urbane gjatë ngjarjeve sportive që konsiderohen me rrezik të lartë. Kryebashkiaku Jean-Luc Moudenc njoftoi se qyteti do të zbatojë një shtetrrethim për të gjithë të miturit e pashoqëruar nën moshën 16 vjeç gjatë ndeshjeve të cilësuara si “të ndjeshme”. Sipas vendimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe do të aktivizohet rast pas rasti, në varësi të nivelit të rrezikut që paraqet një ngjarje sportive apo grumbullim masiv. Synimi i masës është të shmangë përsëritjen e episodeve të dhunshme që kanë shoqëruar festimet sportive në të kaluarën. Vendimi vjen pas ngjarjeve të regjistruara gjatë Botërorit 2022, kur fitoret e Marokut dhe më pas...
Burimi:
top-channel.tv