Nga jeta në “fije të perit” te goli në një Botëror, historia unike e sulmuesit të Meksikës, Raul Jimenez
Meksika e nisi me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultat 2-0 në stadiumin legjendar Azteca. Protagonisti i mbrëmjes ishte veterani Raúl Jiménez, i cili në moshën 35-vjeçare realizoi golin e tij të parë në një Kampionat Botëror, në paraqitjen e tij të katërt në këtë kompeticion. Sulmuesi vulosi fitoren me një goditje të saktë me kokë pas asistimit të Roberto Alvarados, duke mos i fshehur emocionet pas golit historik. Me këtë realizim, Jiménez arriti në kuotën e 46 golave me kombëtaren e Meksikës, duke barazuar legjendën Jared Borgetti në vendin e dytë të golashënuesve më të mirë në histori të ekipit kombëtar. Para tij mbetet vetëm Javier “Chicharito” Hernández me 52 gola. Ky moment ka një domethënie...
Burimi:
top-channel.tv