Skandal/ Rreshteri i Ramës, Taulant Balla tenton t’i ndërhyjë agjencisë Reuters
Taulant Balla ka pranuar me gojën e tij në parlament atë që në çdo vend të botës do të konsiderohej një skandal; kërkesën për t'iu imponuar agjencisë Reuters për transmetimin protestës së të rinjve në Tiranë. Balla tha se i kishte kërkuar drejtuesit të Reuters për Ballkanin që të lëvizte kamerën gjatë protestës, pasi siç dukej nuk i kishte pëlqyer ajo që shihte në ekran. Fakti që Balla, guxon t'i imponohet një prej agjencive më të mëdha në botë është shprehje jo vetëm e arrogancës së pushtetit por edhe e shqetësimit që protesta ka krijuar në radhët e qeverisë. Prej 11 ditësh Shqipëria ka marrë vëmëndjen e mediave më të mëdha botërore ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë, kryesisht të rinj janë derdhur në rrugë për atë...
Burimi:
syri.net