Mauricio Pochettino dhe ëndrra amerikane: Mund të fitojmë Botërorin

Mauricio Pochettino dhe ëndrra amerikane: Mund të fitojmë Botërorin

Kur Donald Trump e pyeti nëse SHBA mund të fitojë Botërorin, Mauricio Pochettino iu përgjigj pa hezitim ‘po’. Për shumë vetë ky ishte një bast shumë i madh por trajneri i ri dhe ambicioz argjentinas i kombëtares amerikane e konfirmoi këtë pikërisht përpara fillimit të Botërorit ‘Në radhë të parë sepse e besoj këtë-tha Mauricio Pochettino në një intervistë për të përditshmen britanike ‘The Guardian’-dhe në radhë të dytë, sepse e kërkon përfaqësuesi më i madh i vendit. Nëse unë do të isha presidenti dhe trajneri nuk do të më përgjigjej qartë cfarë prisja, do ta përzija’. Kurajoja nuk i mungon 56 vjeçarit që ka bërë xhiron e botës në futboll dhe që nuk e harron origjinën e tij; vështirësitë ekonomike të familjes, qytezën dhe...