Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në orët e para të mëngjesit në qendrën argëtuese për fëmijë “The Jungle Box”, në zonën industriale Watermill, në Britaninë e Madhe, duke shkaktuar një tragjedi për kafshët që ndodheshin në mini-kopshtin zoologjik të kompleksit. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë dhjetë automjete zjarrfikëse, të cilat punuan për orë të tëra për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në ndërtesat përreth. “The Jungle Box”, e hapur në qershor të vitit 2025, ishte një destinacion i njohur për familjet, pasi përveç ambienteve argëtuese për fëmijë, përfshinte edhe një mini-kopsht zoologjik me kafshë të ndryshme si surikata, bufë, iguana, breshka gjigante dhe një gjarpër rreth pesë metra të gjatë. Pas shuarjes së zjarrit, Shërbimi i Zjarrfikësve të Hertfordshire...
Burimi:
top-channel.tv