Heqja e sanksioneve ndaj Berishës/ Këlliçi: Kjo është një fitore e madhe e popullit shqiptar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr sanksionet ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Ky lajm është cilësuar si një fitore e madhe jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë popullin shqiptar dhe pluralizmin në vend. Gjatë një interviste televizive, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, e përkufizoi këtë lëvizje si një "vetëkorrigjim" që mund ta bëjë vetëm një shtet i madh si SHBA-ja. Ai denoncoi shpalljen "non grata" si një padrejtësi të madhe dhe një vendim "kryekëput të lobuar, korruptiv dhe me një axhendë malinje", i cili kishte për qëllim asgjësimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri. Gjatë një interviste në edicionin e mesditës në Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi deputetei demokrat Këlliçi tha se fushata kundër Berishës u orkestrua përmes...
Burimi:
syri.net