Efekti domino: Rodri te Real, Bouaddi te City. Ylli i ri i “Los Blancos” do të zëvendësojë marokenin te Lille

Efekti domino: Rodri te Real, Bouaddi te City. Ylli i ri i “Los Blancos” do të zëvendësojë marokenin te Lille

5 Gusht 2026 19:44 Telesport Transferimi i Rodri nga Manchester City te Real Madrid do të shoqërohet me një efekt “domino” në merkato. Në rast transferimi të Rodri-t drejt Real Madridit, atëherë zëvendësuesi i kampionit të botës te “Qytetarët” do të jetë marokeni i Lille, Ayyoub Bouaddi. Man. City tashmë ka arritur një marrëveshje personale me mesfushorin e Lille, por një marrëveshje transferimi midis klubeve nuk është finalizuar ende. Në anën tjetër, Lille i ka vënë syrin mersfushorit të ri të Real Madridit, Jorge Cestero, i cili do të zëvendësojë Ayyoub Bouaddi, bën të ditur Matteo Moretto. Ai mund të luajë si mesfushor mbrojtës, por ka luajtur edhe si qendërmbrojtës. Ai aktualisht është në stërvitje parasezonale nën drejtimin e José Mourinhos, por shanset për të...