“Lodrat e mia”/ Cristiano Ronaldo zbulon koleksionin e jashtëzakonshëm të makinave

“Lodrat e mia”/ Cristiano Ronaldo zbulon koleksionin e jashtëzakonshëm të makinave

Cristiano Ronaldo ka dhënë një tjetër dëshmi të pasionit të tij për makinat luksoze, duke publikuar në Instagram disa prej supermakinave që zotëron. Ylli portugez, 41 vjeç, e shoqëroi galerinë me një përshkrim të shkurtër “Lodrat e mia”, duke treguar vetëm një pjesë të koleksionit të tij të jashtëzakonshëm. Në mesin e makinave të shfaqura janë disa modele të rralla Ferrari, përfshirë një Ferrari Purosangue me vlerë rreth 364 mijë euro, një Ferrari 599 GTO që kushton mbi 583 mijë euro, si dhe Ferrari Daytona SP3, me vlerë rreth 2,02 milionë euro. Në koleksion ndodhet edhe Ferrari Monza SP1, një model shumë i rrallë që në ankande ka arritur çmime pranë 2,65 milionë eurove. Ronaldo ka gjithashtu dy Bugatti, mes tyre një Veyron me vlerë...