E RËNDË – Vritet me kallashnikov nga shoku i tij ish- portieri i Akademisë së Futbollit “Skenderbeu”…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot, më 8 gusht, qytetin e Korçës. Joan Zuko u nda nga jeta në moshën 20-vjeçare, ndërsa u vra nga shoku i tij, Kristjan Sterjo, me kallashnikov.Zuko ishte pjesë e akademisë së Skënderbeut deri në vitin 2017, kur mbronte portën e ekipit U-15. Aktualisht ishte pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka ndjekur të riun, i cili nuk ishte banor i zonës ku ka ndodhur ngjarja.Në tentativë për t’i shpëtuar autorit, Joan Zuko ka hyrë në një pallat, por autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka kapur brenda ambienteve të pallatit, ku edhe e ka qëlluar me armë për vdekje.Burime bëjnë me dije se autori dhe viktima kanë qenë shokë...
Burimi:
sarandanews.com