NGA TAULANT KOPLIKU – “Pushtimi i amêl” i G’juhadolit le të kujdesena të bahet pa zhduk arkitektura dhe njerzilleku

NGA TAULANT KOPLIKU – “Pushtimi i amêl” i G’juhadolit le të kujdesena të bahet pa zhduk arkitektura dhe njerzilleku

G’juhadoli, në këndvështrimin tem, asht lagjja ma autentike e Shkodrës. Si për arkitekturën, ashtu edhe për homogjenitetin e banorëve të tij. Asht një prej atyne vendeve që nuk janë thjesht pjesë e qytetit, por pikë referimi për breza të tanë.Rikthimi në identitet dhe ringjallja ekonomike e rrugës kryesore karakteristike, ka kenë tejet e rëndësishme dhe hapat që janë marrë deri tash duhen vlerësuar. Rikonstruksioni i kujdesshëm i ndërtesave, pa prish aspak stilin karakteristik, si dhe rivitalizimi i gjithë atij aksi, si nga ana vizuale (shtrimi i rrugës, ndricimi, fasadat), ashtu edhe nga ana komerciale, i kanë dhanë një vlerë të shumëfishtë kësaj zone.G’juhadoli sot asht kthyer në një prej pikave ma atraktive të qytetit, një lloj “zemre” ku ndërthuren historia, arkitektura, gastronomia dhe jeta e...