E rëndë në Kukës, efektivi nga Kosova vret veten me armë zjarri

E rëndë në Kukës, efektivi nga Kosova vret veten me armë zjarri

Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Sipas policisë, viktima është shtetasi me iniciale Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren dhe punonjës i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale, ndërsa Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit, si dhe për të siguruar çdo informacion...