“Bota Serbe” është vazhdim i “Serbisë së Madhe”, pa shkëputje nga Rusia s’ka rrugë drejt BE-së
Profesori I Universitetit të Beogradit dhe ish-zëvendësministri i Shkencës në Serbi, Ivan Videnoviq, ka deklaruar se koncepti i “Botës Serbe” përfaqëson një rikthim ideologjik të projektit të “Serbisë së Madhe” të viteve 1990, duke vlerësuar se Serbia nuk mund të bëhet një partner i besueshëm për Bashkimin Evropian dhe fqinjët e saj pa u shkëputur përfundimisht nga kjo politikë dhe ndikimi rus. Videnoviq e përshkroi Serbinë si një shtet që ndodhet në një periudhë të zgjatur paqëndrueshmërie dhe që qeveriset nga një “autokraci elektorale”, ku zgjedhjet mbahen, por konkurrenca e lirë politike është e pamundur. Ai tha se protestat masive që shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona, ishin reagim ndaj korrupsionit, marrëveshjeve të errëta dhe lidhjeve të pushtetit me interesa...
Burimi:
ntv.al